Sot opozita përcaktohet, a është me Kurtin a me Mustafën

E publikuar: 19/03/2020 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë opozitare sot do të shprehin qëndrimet e tyre rreth situatës së re të krijuar dhe vendimit të Lidhjes Demokratike që do të iniciojë votën e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, u mblodh kryesia e LDK-së dhe më pas kreu i kësaj partie doli me qëndrim për mocionin e mosbesimit.

Partia më e madhe opozitare, PDK, si dhe AAK-ja dhe Nisma kanë paralajmëruar se sot do të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e LDK-së dhe nëse do ta përkrahin.

Nëse kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj Qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës.

Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme.