Sot në Prekaz nis manifestimi Dita e Diasporës

E publikuar: 01/08/2017 07:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi Dita e Diasporës.

Manifestimi fillon në orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për të vazhduar në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala & grupi muzikor.

Ndërkaq, nesër në modelariumin e Fakultetit të në orën 20:00, bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i viti” dhe Gazetari i vitit për diasporën”.