Përfundon debati – sot në orën 11 votimi për demarkacionin

E publikuar: 21/03/2018 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas nëntë orësh debat ka përfunduar punimet seanca e djeshme e caktuar për të votuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Në fund të debatit, pas lutjes së kryeministrit Haradinaj që partitë të votojnë për demarkacionin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pajtimin e grupeve parlamentare që votimi i marrëveshjes të bëhet sot në orën 11.

Për këtë propozim janë pajtuar kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së dhe Nismës. Kundër ka qenë GP i Vetëvendosjes. Edhe grupi i deputetëve të pavarur ka kundërshtuar propozimin.

46 deputetë kanë qenë për që votimi të bëhet sot në orën 11.