Sot në ora 9:00 vendimi për Ramush Haradinajn!

E publikuar: 27/04/2017 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rastin e tij.
Seanca nesër do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit me 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.