Sot në Kosovë u shënuan temperaturat më të larta të vitit

13.08.2019 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sot në Kosovë u shënuan temperaturat më të larta të vitit

Dita e martë është regjistruar si dita më e nxehtë e vitit 2019 ku temperatura ka shënuar 38 gradë celsius, tha për Radion Evropa e Lirë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

‘’Temperaturat më të larta të vitit janë regjistruar ditën e mërkurë me 38 gradë celsius, në Gjakovë dhe Kamenicë, derisa në pjesët tjera të Kosovës, temperaturat kanë qenë 36 gradë celsius. Megjithatë pritet që temperaturat në ditët në vijim të zbresin pak, të ketë erë nga veri lindja si dhe do të shoqërohet me reshje shiu e që është shumë i nevojshëm për shkak të thatësisë. Temperaturat e larta kanë ndikuar sidomos në qytetin e Ferizajt ku qytetarët kanë problem me furnizim me ujë të pijes,” tha Aliu./

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë si pasojë e të nxehtit brenda 24 orëve ka qenë 300, kurse gjatë fundjavës ky numër ka qenë mbi 500 raste.

Këto shifra janë dhënë nga Basri Lenjani, drejtor i Shërbimit Emergjent, sipas të cilit sidomos njerëzit e moshuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të mos u ekspozohen rrezeve të diellit.

‘’Shumica e këtyre rasteve janë persona me probleme shëndetësore me sëmundje kronike. Simptomat kanë qenë kokëdhimbje, të vjellura, pengesa në zemër, në frymëmarrje, shtim të djersitjes etj. Rrezet nga ora 11 deri në orën 17 janë intensive dhe kanë veprim negativ në gjendjen shëndetësore sidomos tek moshat e pleqërisë, gratë shtatzëna, fëmijët, si dhe ata me sëmundje kronike. Këshillat mjekësore janë se ata me sëmundje kronike nuk duhet të dalin jashtë në rreze dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta, ushqim me vitamina dhe i lehtë, si dhe të pinë rreth dy litra ujë në ditë’’, tha Lenjani.

Edhe në Klinikën Pediatrike në Prishtinë, numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është rritur. Drita Telaku, drejtoreshë e klinikë pediatrike, tha se deri në dhjetë fëmijë janë hospitalizuar brenda 24 orëve, në katër ditët e fundit.

“Numri i fëmijëve sidomos vikendin e fundit ka qenë shumë më i madh se zakonisht. Deri në 10 fëmijë brenda 24 orëve janë pranuar për hospitalizim, vetëm me barkqitje, duke mos i përfshirë fëmijët me probleme kronike apo sëmundje të tjera’’, tha Telaku.

Edhe zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, kanë rekomanduar që fëmijët, njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, të mos u ekspozohen temperaturave të larta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Shumë shtete evropiane si Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë në muajin qershor. Temperaturat rekorde, detyruan vendet si Franca dhe Zvicra t’i mbyllin edhe shkollat.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Sot në Kosovë u shënuan temperaturat më të larta të vitit

Sot në Kosovë u shënuan temperaturat më të larta të vitit

Komuna e Prishtinës njofton se një rrugë do të mbyllet për dy ditë

Komuna e Prishtinës njofton se një rrugë do të mbyllet për dy ditë

Pacolli reagon pas deklaratës së QUINT’it, thotë se Kosova i ka kushtet e saj për dialog

Pacolli reagon pas deklaratës së QUINT’it, thotë se Kosova i ka kushtet e saj për dialog

150 serbë kthehen në Kosovë

150 serbë kthehen në Kosovë

“Lufta” për postin e kryeministrit, Mustafa s’e përmend koalicionin me VV-në pas takimit me Kurtin

“Lufta” për postin e kryeministrit, Mustafa s’e përmend koalicionin me VV-në pas takimit me Kurtin

Emigrantët dhe turistët rrëzojnë euron nën 121 lekë

Emigrantët dhe turistët rrëzojnë euron nën 121 lekë

Prokurorët hetojnë prokurorët

Prokurorët hetojnë prokurorët

Punëtori që u dënua me 16 mijë euro nga Limak u kërcënua me përmbarues privat

Punëtori që u dënua me 16 mijë euro nga Limak u kërcënua me përmbarues privat

“Punëtorëve këtë nuk ua bënte as okupatori serb”

“Punëtorëve këtë nuk ua bënte as okupatori serb”

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Refuzojnë Amerikanët: John Bolton nuk do të vijë në Kosovë përshkak Taksës 100%Aa

Refuzojnë Amerikanët: John Bolton nuk do të vijë në Kosovë përshkak Taksës 100%Aa

Ekspertët: Kujdes nga sondazhet për zgjedhjet

Ekspertët: Kujdes nga sondazhet për zgjedhjet