Sot miratohet MSA-ja

E publikuar: 30/04/2015 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Komisionin Evropian (KE) do të miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) për Kosovën.
Pas këtij miratimi, MSA-ja me Kosovën do të kalojë në Këshill, ku kërkohet konsensusi i të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përpara nënshkrimit të saj.
Konsensusi brenda Këshillit i vendeve anëtare, përfshi edhe pesë vendete e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), sjell vendimin/autorizimin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme, që pritet të ndodh në muajin qershor. /lajmi.net/