Sot më 10 Mars 2019, e ka ditëlindjen Hydajet HYSENI!

E publikuar: 10/03/2019 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rrethana normale e të qetësisë kombëtare e njerëzore, te respektit e të dashurisë së natyrshme për udhëheqësit e për ideologët e çështjes kombëtare, këtij personaliteti të madh të Atdheut, do të duhej kombi të ia festonte ditëlindjen dhe shteti të ishte me tërë infrastukturën e tij, në shërbim të kësaj ditëlindje të këtij biri të madh, që për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, ka dhënë maksimumin dhe ka bërë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptare nga pushtuesit serb!

Si asnjë tjetër ndër pjestarët e popullit shqiptar, Hydajet Hyseni, ishte dhe mbetet i vetmi shqiptar, që në rrethana të pushtimit të eger e klasik, ishte i vetmi kryengritës antijugosllav dhe udhëheqës origjinal shqiptar i Kosvës dhe viseve të saja, që me megafonin e Tij historik në lisin përballë selisë së Komitetit Krahinor të LKJ-së në Prishtinë në vitin 1981, mbajti fjalimin historik e të njohur për mbarë opinionin kombetar e ndërkombetar, në mbrojtje të klasës punëtore shqiptare dhe të të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja!

Të rrallë e të mëdhenjë janë shqiptarët sikur Hydajet Hyseni, por Atdheu dhe kombi ynë, i ka në ballë të proçeseve vendimarrëse e kruciale të çështjeve historike dhe ato të projektuara për të ardhmen e vendit tonë të bashkuar!

Ditëlindjet e Tij populli dhe kombi duhet të ia shënojë e ti bëjë ngjarje me rëndësi jo vetem për jetën e Tij,por të familjes, të shokëve e miqëve, në mbarë hapsirën e Atdheut!

Hydajet Hyseni krahas simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi, është i burgosuri më i famshëm i cili nëpër burgjet dhe kazamatet jugosllavo-serbe, jo vetëm qëndroi stoikisht dhe ishte i papërkulur, por ishte edhe bashkues e personalitet integrues dhe faktor uniteti i të burgosurve politik shqiptar!

Jetë të gjatë e të lumtur Hydajet Hyseni, Ti kryepersonazhi i famshëm i luftës ilegale patriotike politike të Kosovës dhe viseve të saja!

Jetëgjatësia Jote, është pasuri e kontinuitetit progresiv i lëvizjes së madhe liridashēse e paqedashëse të popullit shqiptar!

I dashur dhe shumë i nderuar Hydajet Hyseni, uroj që një shekull jetë ta jetosh i lumtur e me shëndet të mirë e suksese të mëdha!

Me respekt Ismet Sylejmani
Prishtinë, 10 Mars 2019!