Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

E publikuar: 22/09/2020 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot nga ora 14:30 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, përmes një komunikate për medie, duke sqaruar për pikat që do të trajtohen gjatë këtij takimi.

Sipas njoftimit, në mbledhje të kryesisë do të diskutohet për këto pika: Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

IV. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,

8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave

Të gjitha mediat e akredituara mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media.

Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja kah sheshi)