Sot mbledhet Kryesia e Kuvendit

E publikuar: 18/03/2016 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarët e grupeve parlamentare do të kenë para vetes disa pika të rendit të ditës në Mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje e paralajmëruar edhe përmes zyrës për informim në Kuvendin e Kosovës do të mbahet në ora 11:00. Aty, do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare, ndërsa në këtë pikë janë paraparë të diskutohen nëntë pika tjera.

Më poshtë gjeni agjendën

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, P unë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

7. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,

9. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave