Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 27/10/2016 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar për vlerat e luftës së UÇK-së.

Kjo është vendosur dje nga Kryesia e Kuvendit në një mbledhje urgjente.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kryesia ka shqyrtuar një kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për rastin “Drenica II”.

Për të thirrur seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për diskutim të kësaj pike, janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj.

Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë në orën 10:00 dhe pastaj do të vazhdohet me seancën e rregullt.