Sot mbahet diskutimi “Roli i të Rinjëve në ‘vendim-marrje’” në Sheshin Zahir Pajaziti

E publikuar: 30/09/2016 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky projekt është hartuar nga, Besfort Gashi, i cili është Trajner dhe Gjykatës Ndërkombëtar i Debatit, drejtor dhe themelues i Organizatës Jo-Qeveritare “Kosovo Social Club”.

Qëllim i këtij debati është të permirsoj aftësitë debatuese, të zhvilloj mendimin kritik pasi që të debatuarit dhe mendimi kritik janë shumë të rëndësishme për të pasur një shoqëri të suksesshme.Mësohet se një nga debatuesit do të jetë edhe gazetarja Edona Gashi, ndersa emrat e debatuesve të tjere:

Durim Asllani, Sead Sadiku, Egzon Gashi, Fisnik Shehu të cilet edhe janë disa nga të çertifikuar për debate të tilla.

Të gjithë pjesmarrësit që do të jenë pjesë e këtij debati do të kenë mundësi që të shprehin mendimin e tyre dhe pakënaqesit për temen “Roli i të Rinjëve në ‘vendim-marrje’’, e që do të diskutohet pikërisht në vendin ku edhe qarkullimi i njerzve është më i madh, në ‘’Sheshin Zahir Pajaziti’’. Ky debat mbahet ne ora 17:00.