Sot lirohet Nehat Thaqi?

E publikuar: 28/10/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi, sipas burimeve të Gazetës Express do të lirohet sot

Burime të Gazetës Express tregojnë se Drejtori i Policisë Rajonale do të lirohet sot pasi që i skadon paraburgimi 30 ditor dhe nuk do t’i vazhdohet më tutje.

Nehat Thaqi është në paraburgim që nga 28 shtatori, ku u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish, nga viti 2010. Ai u transferua në Beograd, ku edhe u mor në pyetje.

Ai u akuzua për terrorizëm nga gjykata serbe dhe për dëbimin e një familjeje serbe nga Lipjani, mirëpo këto akuza u hodhën poshtë nga Thaqi gjatë intervistimit.