Sot hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë

E publikuar: 23/07/2020 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”, ka vendosur që hyrja në pishinën e Gërmisë të jetë sot pa pagesë nga ora 10:00 deri në orën 11:00. Kjo, sipas tyre, është bërë për të lehtësuar sadopak gjendjen jo të mirë financiare tek familjet që tash e 4 muaj janë të izoluar në shtëpi.

Ky është njoftimi i plotë i Menaxhmentit të Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”:

Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike. Për momentin qytetarët e Kosovës janë duke jetuar dy kriza – pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie.

Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative siç është pishina e Germisë, menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”, ka vendosur që hyrja të jetë sot pa pagesë nga ora 10:00 deri në orën 11:00.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.

Ju mirëpresim!