Sot flitet për sistemin partiak dhe reformat zgjedhore

E publikuar: 29/09/2016 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Prishtinë do të mbahet një tryezë e rrumbullakët me temë: “Sistemi partiak, partitë politike dhe reformat zgjedhore”.

Në tryezën e rrumbullakët që organizon Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) do të prezantohen të gjeturat nga matja e opinionit publik të zhvilluar njëkohësisht me qytetarët e Kosovës, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, dhe Serbisë, lidhur me njohuritë dhe preferencat e tyre politike, besimin dhe perceptimin ndaj sistemit politik, partive politike, si dhe institucioneve publike në vendet e tyre respektive.

Gjithashtu, do të bëhet edhe prezantimi i një studimi hulumtues lidhur me historikun zgjedhor si dhe për reformat e nevojshme zgjedhore në vend.

 KIPRED organizon këtë tryezë në kuadër të projektit rajonal “Studim krahasues i sistemit zgjedhor në Ballkan: Ndikimi i votës personale në demokracinë e brendshme partiake”. Ky projekt përkrahet nga RRPP – Programi Rajonal i Promovimit të Kërkimit Shkencor në fushën e shkencave sociale në Ballkanin Perëndimor të Zvicrës.