Sot është ditëlindja e heroit Hamëz Jashari, e bija Besarta: Faleminderit babush, më mësove çfarë është dashuria, familja e atëdheu

E publikuar: 19/02/2020 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot heroi i kombit Hamëz Jashari ka ditën e lindjes, vajza e tij Besarta bën krenar shqiptarët me fjalët që i thurr për të.

Vëllau i komandantit legjendar Adem Jashari, do i mbushte 70 vjet.

Thonë se heronjët kanë veç një datë kur lindin dhe jo atë kur bien në altarin e lirisë.

Besarta me dy duar mbi varr, kujton dhe falënderon babin për atdhedashurinë që ja dha për aq pak vite sa ishin bashkë. Dikur Besarta e vogël, tregon se si në atë kohë, heroi në odën e tyre e mësonte se si vizatohet shqiponja dy krenare shqiptare.

Në fund, vajza e heroit ka shkruar se sa është nderë, privilegj është edhe përgjegjësi të jesh bija e Hamzës, ndërsa kujtimet Besarta ka shkruar se do t’i ruaj me krenari për t’ia treguar fëmijëve të saj.

Shkrimi i Besarta Jashari

…për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Falëmnderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atëdheu…

Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,
Besarta