“Sot” është dita kur u nënshkrua KARARNAME – Programi i Lidhjes së Prizrenit

E publikuar: 18/06/2015 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Driton Tali
Para disa ditë, disa “ wannabee“ të rinjë (do të doja të bëhëm) në FB e postuan “programin” e Lidhjes Prizrenit”, të cilën pastaj e morrën edhe disa portale tona, ku me cinizëm komentoheshin pikat ku flitej për Perandorinë Osmane ( si bie fjala pikat 1;2…) apo ku përmendej sheriati (si bie fjala pika 4).
Nga komentet qe i bënin shihej se ata djem e vajza nuk dinin se “programi” fillestar, i ashtuquajturi Kararname, ndryshoi dukshëm me vonë, me insistimin e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit, Vaso Pashës, Ali Vrionit etj.
Pra marrëveshja e Komitetit të Myslimanëve të Vërtetë (siç quhej në fillim) nga 16 pika u ndryshua në 7 pika!!!
Nëse e shikojmë regjistrin e atyre (Komitetit të Myslimanëve të Vërtetë) që nënshkruan në fillim sheh se patritotët me të cilët asociohet Lidhja, si bi fjala Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Ali Vrioni, Haxhi Zeka nuk gjenden aty, Nuk gjenden as nënshkrimet e delegatëve shkodran.
D.m.th., se atë verzionin e parë e nënshkruan kryesisht feudalët (pashallarët dhe agallarët), përfaqësuesit e pushtetit dhe mbase dikush nga delegatët e vendeve malore të cilët nuk diinin se çka po ndodhte

Bile edhe çështja e datës së nënshkrimit të Kararnamesë është diskutabile. Shumica e marrin 18 qershorin 1878, por ka edhe tjerë që mendojnë se Kararname u nënshkrua më 17 qershor.

Situata u ndryshua në mënyrë radikale pasi që erdhën delegatët e Shkodrës. U hartua një draft tjetër, i cili në vehte përmbante edhe vendimet e Kongresit të Berlinit, me çka edhe idea e Abdyl Frashërit lidhur me krijimin e Vilajetit Autonom Shqiptar u fut.

Pastaj, edhe kontributi i Jani Vretos, Pashko Vasës Sami Frashërit por edhe i tërë Komitetit Shqiptar të Stambollit vëhet në spikam. Kontribut i cili bëri që Lidhja e Prizrenit të hapi degë në tërë qytetet kryesore te banuara me shumicë shqiptare, dhe ku si objektiv ushtarak më nuk ishte “mbrotja e myslimanëve” por mbrojtja e shqiptarëve; dhe në aspektin politik objektiva kryesore u bë “krijimi I Vilajeit Autonom Shqiptar”.
Qasja e Lidhjes ndaj autoriteteve osmane ndryshoi edhe më tepër pas atentatit ndaj Mehmet Ali Pashë, në shtator të 1878, i cili ishte delegat i Perandorisë Osmane në Kongersin e Berlinit. Ai pati ardhur në Kosovë për të implementuar vendimet e Kongresit të Berlinit lidhur me kërkesat e Malit të Zi.
Dhe që nga atëher ishte e qartë se Lidhja e Prizrenit ishte ne lufte me Perandorinë Osmane.
Siç u tha më lartë, ‘grupi patriotic” i Lidhjes së Prizrenit pregadititi programin e ri i cili u publikua në revistën “Tercüman–i Şark” (Përkthyesi i Orientit).
Ku thuhej “sipas lajmeve që qarkullojnë në Stamboll, kërkesat e shqiptarëve fokusohen në shtatë pikat e mëposhtme:

1) Për të ruajtur të drejtën e sovranitetit të madhërisë së tij Padishahit (sulltanit) mbi Shqipërinë dhe të mos u lëshojë popujve fqinjë një centimer të territoreve shqiptare.

2) Për të institucionalizuar (krijuar) një vilajeti me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili do të përbëhet nga vilajetet e Kosovës, Shkodrës dhe Janinës. Të emrohet si guvernator i këtij vilajetit një person i cili është i arsimuar, i aftë dhe i ndershëm, dhe i cili e njeh mire situatën dhe nevojat e vendit dhe zakonet e adetet e popullsisë.

3) Të caktojë në administratë dhe gjyqësor të këtij vilajeti, nëpunës të cilët kanë njohuri të mirë të gjuhës së vendint, deri në atë pikën e kuptuarit të kërkesave të personave në nevojë dhe të jenë në gjendje të komunikojnë me ta pa përkthyes.

4) popullsia lokale duhet të ketë të drjetë të zgjedhet në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh dallimet fetare apo klasore, në këshillat e nahijes (rajonet). Në të njëjtën mënyrë duhet të zgjedhën këshillat e Kazave, të cila, nga ana tjetër, duhet të zgjedhin këshillat e Sanxhakut. Sa i përket Këshillit të Madh të Vilajetit, do të zgjedhet nga Këshillat e Sanxhakut.

5) Të institucionalizohet (krijohet) një këshill i cili do të përbëhet nga anëtarët e zgjedhur të cilat do të takohen çdo dy muaj në qytetin kryesor të vilajetit. Ky këshill do të informojë Këshillin e Madh të Vilajetit se për çka ka nevojë popullata për ekzistencën e saj, reformat që duhet të kryhen, si dhe gabimet dhe (ankesat ndaj) e punonjësve. Ky këshill do të caktojë përfaqësuesin e saj si Prokurori i Përgjithshëm, i cili në bashkëpunim me punonjësit e tjera të nevojshëm, do të bëjë drejtësi. Shkurtimisht, ky këshill do të veprojë si gjykatë para Këshilli të Madh. Qeveria perandorake është e detyruar gjithashtu të ekzekutojë vendimet e këtij këshilli.

6) Gjuha osmane do të mbetet gjuha zyrtare në korrespondencën në mes të Vilajetit dhe Portës së Lartë. Megjithatë, këshillat e gjyqsori duhet të përdorin gjuhën shqipe kur gjykojnë çështjet brenda kompetencave të tyre. Në shkollat e mesme që aktualisht ekzistojnë në Shqipëri, si në ato që do të formohen më pas, së bashku me studimet e gjuhës osmane, shkencës dhe arteve, lëndë për mësimin e shkrim leximit të shqipes duhet të futet. Një pjesë e të ardhurave të Vilajetit duhet të ndahen për zhvillimin dhe ecjen perpara të arsimit, i cili do të bëjë vendin të dalë nga injoranca në të cilën ajo gjendet.

7) Të organizojë një klasë të ushtrisë kombëtare, pa marrë parasysh dallimet fetare. Kjo ushtri, e cila me siguri do të numrojë në radhët e saj 200,000 burra, do të trajnohet në përputhje me rregullat organizative e saj të veçantë. Shteti do të caktojë oficerë si instruktorë të cilët do të trajnojnë ushtarët.