Sot “Derbi i Mançesterit”, Van Gaal: Është për jetë a vdekje

E publikuar: 20/03/2016 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me Leicesterin që nuk ka të ndalur, e vetmja gjë që Mançester Siti mund të shijojë në derbin e 171-të është të shuajë edhe ëndrrat e rivalëve të Mançester Junajtid për një vend në Champions.

Dhe me “djajtë” që janë në një formë të tmerrshme jashtë fushe, “qytetarët” do të kenë shansin për të arritur në shtëpi fitoren e tretë radhazi në derbi në Premier Ligë, për herë të parë që prej 1955-ës. Luis Van Gal e pranon se një disfatë në “Etihad” do t’i vriste përfundimisht shpresat e tyre për vendin e katërt.

Shefi i 20 herë kampionëve të Anglisë, Eduard Uduard, e shkarkoi Mojesin kur për Junajtid u bë e pamundur që ata të arrinin vendin e katërt dhe tekniku holandez e pranon se ai gjithashtu nuk po i përmbush objektivat.

I pyetur nëse ky derbi është për jetë a vdekje, 64-vjeçari përgjigjet: “Kështu mendoj. Po, sepse jemi 4 pikë pas dhe na duhet të fitojmë, ndryshe diferenca do të thellohet dhe ndeshjet do të pakësoheshin. Nëse shkon 7 pikë mbesin edhe 8 ndeshje. Do të jetë e vështirë, sepse edhe Uest Hemi është në garë. Po të mundim Sitin, do të kemi një shans. Ky është shansi ynë i fundit. Nuk mendoj se ndeshja me Liverpulin do të ndikojë të dielën”.

Van Gal dëshiron ende që të përmbushë 3 vitet e kontratës së tij në “Old Trafford”, pavarësisht se pranon se ai po dështon të arrijë objektivat e këtij sezoni:

“Unë nuk ndihem kurrë nën presion. Bëj atë që duhet të bëj. Çdo ditë që humbasim ju bëni gjithnjë të njëjtën pyetje. Përse? Unë kam një kontratë 3-vjeçare dhe ky është një proces. Objektivi ynë është të arrinim mes 3 vendeve të para, sepse unë doja të bëja më mirë se sezonin e shkuar. Por pritshmëritë mund të jenë shumë të larta ndonjëherë. Duhet të analizojmë rrethanat dhe se si unë kam punuar”.

Junajtid ka fituar vetëm 1 nga 5 vizitat e fundit në “Etihad” në kampionat dhe ka një bilanc 1 barazim dhe 3 humbje. Por ndeshja e fundit në stadiumin e “qytetarëve” ka përfunduar në barazim 0-0 (në tetor pati vetëm dy goditje në portë).

“Djajtë” kanë marrë vetëm 1 pikë nga 9 të mundshme në 3 transfertat e fundit dhe kanë fituar vetëm 1 nga 8 vizitat e fundit: 3 barazime, 4 humbje.