Sot 8 vjet nga heqja e regjimit të vizave për shqiptarët, qytetarët e Kosovës mbesin në izolim

E publikuar: 15/12/2018 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor të vitit 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë së shqiptarëve ne 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës mbesin të vetmit në rajon që nuk kanë liberalizim të vizave, përkundër faktit se ka plotësuar më së shumti kushte që i ishin vënë nga BE-ja. Këshilli i ministrave të BE-së nuk e ka futur në agjendën e mbledhjes së nëntorit çështjen e liberalizimit për kosovarët.