Sot 3 vjet u tranferua, cka fitoi Salah me Liverpoolin?

E publikuar: 22/06/2020 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

42 milion euro i pagoi Liverpool – Romës në vitin 2017-të për ta transferuar, futbollistin që pati impakt të jashtë zakonshëm në klub, prej se u bashkua.

Mohamed Salah formën më të mirë në karrierë e ka kaluar prej se është transferuar në Anfied, duke fituar tituj të rëndësishëm me klubin.

Për tre vjet qëndrim, është fitues i Ligës së Kampionëve 2018/19 dhe nënkampion i kësaj gare 2017/18, fitues i UEFA Super Cup 2019 dhe kampion i FIFA Club World Cup me Liverpool në vitin 2019-të.

Pothuajse të sigurt Salah dhe Liverpool e kanë titullin në Premier League, që klubit i mungon qe 30 vjet.

Në këtë sezon, egjiptiani në 40 ndeshje i ka shënuar 20 gola në të gjitha garat dhe ka bërë nëntë asistime.

28 vjeçari ka qenë ndër futbollistët kyç të Jurgen Klopp prej se është transferuar, sot tre vjet nga Roma.