Sot 16 vjetori nga themelimi i Policisë së Kosovës

E publikuar: 04/09/2015 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e përvjetorit të 16-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të mbahet një ceremoni zyrtare për ta shënuar këtë ditë.

Për nderim të kësaj dite, janë të ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe familjarë të policëve. Pjesëmarrjen e vet, ndër të tjerët, e paralajmëroi edhe kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet gradimi i disa punonjësve të Policisë,si dhe ndarja e medaljeve dhe certifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura.

Ceremonia në Sallën e Kuqe të pallatit të Rinisë fillon në orën 11:00.