Sony Xperia Z5 shfaqet për herë të parë në një video

E publikuar: 31/08/2015 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sony do të prezantojë seritë e reja të pajisjeve Xperia Z5 këtë javë. Telefonat do të emërtohen Xperia Z5, X5 Compact dhe Z5 Premium. Janë publikuar disa informacione në lidhje me këto pajisje. Së fundmi është publikuar një video, ku pretendohet të jetë Xperia Z5.

2

Nga videoja kuptojmë që Xperia Z5 Premium do të ketë ekran 5.5 inç me rezolucion 4K UHD, ndërsa Z5 do të ketë ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë. Të tre telefonat do të kenë kamerë 23 megapikselë në anën e pasme, me shpejtësi fokusimi 0.03 sekonda. Ju mund të zgjidhni gjithashtu rezolucionin tek opsioni Superior Auto në mes 8 megapikselë (16:9), 20 megapikselë (16:9) dhe 23 megapikselë (4:3). Kamera ballore do të jetë 8 megapikselë.

3

Të tre telefonat do të kenë gjithashtu sensorin për gjurmët e gishtave tek anësoret. Telefonat do të jenë rezistent ndaj ujit dhe do të kenë një bateri që do të zgjasë për 2 ditë. Nga informacionet e mëparshme kemi mësuar që të tre telefonat do të fuqizohen nga i njëjti procesor Qualcomm Snapdragon 810 si Z3+, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.