Sony paralajmëron: Mos i përdorni telefonat Xperia nën ujë

E publikuar: 13/09/2015 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga veçoritë kryesore të telefonave inteligjentë të serisë Xperia, me të cilën Sony krenohej gjithmonë, është certifikimi i tyre IP68. Ky certifikim tregon se telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, që do të thotë se ju mund të bëni foto me telefonin edhe nën ujë.

Sony madje pati hapur edhe një dyqan nënujor për të promovuar telefonat e saj inteligjentë. Pavarësisht kësaj, Sony ka ndryshuar tani qëndrim, dhe po i paralajmëron të gjithë ata që kanë blerë një telefon Xperia që të mos e përdorin pajisjen nën ujë, sidomos Xperia Z5. Kompania ka shkruar në faqen e saj zyrtare që të mos përdorni pajisjet e saj nën ujë.

Edhe pse konfirmoi se disa pajisje kanë marrë certifikimin IP68 (që do të thotë se mund të qëndrojnë nën një thellësi uji prej 1 metrash për 30 minuta), Sony bën të ditur se telefonat nuk janë testuar për t’u përdorur në pishina, plazh ose në vaskë, ku uji është i rrjedhshëm. Kompania fokusohet më shumë tek Xperia Z5, ku i paralajmëron të gjithë ata që kanë blerë një telefon të tillë, që të mos e përdorin këtë telefon kur janë nën ujë.