Sony ka shitur 4.2 milionë pajisje të realitetit virtual PlayStation VR

E publikuar: 27/03/2019 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sony festoi një arritje të madhe: Ka shitur 4.2 milionë sisteme PlayStation VR deri më 3 Mars 2019, pothuajse tre vite pasi filloi ta shiste për herë të parë.

E thënë ndryshe 4.2 milion njerëz kanë përdorur PlayStation VR. Gjigandi i teknologjisë filloi ta shiste në 2016-ën si një platformë e realitetit virtual që mbështetet nga konsolat PS4.

Është pikërisht ky fakt që ka rritur shitjet dhe popullaritetin e saj. Rivalët si Oculus Rift dhe HTC Vive kanë nevojë për kompjuterë të fuqishëm për të funksionuar.

Duke pasur në konsideratë 100 milion shitjet e PS4 deri në Janar, është e lehtë të pranohet sesi kompania ka arritur të shesë 4.2 milion njësi.

Sipas firmës IDC përllogariten 300,000 njësi Rift të shitura në tre mujorin e katërt të 2018-ës dhe 230,000 Vive. Në të njëjtën periudhë sipas firmës janë shitur 463,000 njësi PlayStation VR.

Përveç këtyre statistikave, Sony gjithashtu foli për valën e ardhshme të lojërave që po vinë në platformën e realitetit virtual. Janë 25 tituj ku përfshihen Blood & Truth, London Heist apo Everybody’S Golf VR. /PCWorld Albanian