Sonte “Ballkoni” kosovar do të shfaqet në Beograd

E publikuar: 01/06/2015 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festivali “Një muaj ditë Prishtina në Beograd” do të hapet sonte në ora 19:00, në Qendrën për Dekontiminim Kulturor, me filmin shqiptar “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj.

Në gazeten serbe, Blic, shkruhet për këtë film, i cili ka pranuar një numër të konsiderueshëm të çmimeve internacionale të festivaleve, për herë të parë do të shfaqet para publikut beogradas.

Edhe producenti i këtij filmi Bujar Kabashi në konferencë për medie ka thënë se është i gëzuar që ky film që trajton një fenomen kulturor do të shfaqet në Beograd, transmeton Indeksonline.

“Ky film tregon se si nuk jemi shumë të ndryshëm”, tha Kabashi që tregoi se filmi zgjat 20 minuta dhe i xhiruar me një kuadër.

Gjatë muajit do të mbahen edhe ekspozita, ligjërata dhe shfaqja e filmave me autorë nga Kosova. Qëllimi i gjithë kësaj është që të ketë lidhje mes Beogradit dhe Prishtinës./Indeksonline/