Sondazhet: Hillarry Clinton krijon epërsi dyshifrore ndaj Donald Trump

E publikuar: 24/10/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hillary Clinton tani ka një epërsi prej 12 pikëve ndaj Donald Trumpit, si dhe ka arritur 50% përkrahje gjithëkombëtare në mesin e votuesve potencial, sipas një sondazhi të ABC News.

Sipas këtij sondazhi, Clinton përkrahet nga 50% e votuesve potencial, Trump nga 38%, ndërsa liberali Gary Johnson nga 5% dhe Jill Stein i Partisë së Gjelbert nga 2%, transmeton Express.

Ky sondazh është bërë pas debatit të tretë dhe të fundit presidencial, në të cilin, gjithmonë sipas sondazheve, demokratja Hillary i mundi republikanin Donald Trump.

Në mesin e votuesve të gjinisë femërore, Hillary ka një epërsi prej 20 pikëve ndaj Trump.