Solskjaer: Treguam shpirtin e skuadrës, tifozët ishin lojtari i 12-të

E publikuar: 25/02/2019 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi barazoi pa gola me Liverpoolin në derbin e javës në Ligën Premier, por kjo nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për Djajtë e Kuq.

Në pjesën e parë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u detyrua të bëjë të gjitha zëvendësimet dhe t’i kërkojë Marcus Rashfordit të qëndrojë në fushë i lënduar.

Tekniku norvegjez pas gjithë kësaj lavdëroi tifozët të cilët krijuan një atmosferë fantastike në Old Trafford.

“Sot kemi parë shpirtin e skuadrës dhe unitetin e Manchester Unitedit, skuadrës dhe tifozëve. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Për 90 minuta tifozët ishin lojtari i 12-të në fushë”.

“Nuk mund të kujtoj se David ka bërë ndonjë pritje, ndërsa ne arritëm të krijonim një apo dy raste shënimi”.

“Kemi një skuadër të mirë, një skuadër të fortë. Lojtarët dëshirojnë të futen në fushë dhe të bëjnë punën e tyre. Mund ta shikoje shpirtin e skuadrës edhe në zhveshtore (pas ndeshjes). Ne e dimë që nuk luajtëm mirë, por jemi mbrojtur në mënyrë të ashpër dhe si një ekip”.

“Marcus është një luftëtar dhe ai e dinte se çfarë do të thotë kjo ndeshje. Duhet ta mbanim në lojë pasi tashmë kishim bërë tre zëvendësimet”.

“Mendoj se ishte plani i tyre, ata e goditën që nga fillimi. Gjuri i tij është si balon, pra ishte një sjellje fantastike nga ai. Ai është i nervozuar nga faullet e shumta që i mori”, ka thënë Solskjaer. /Telegrafi/