Solskjaer: Duhet të mësojmë nga kjo përvojë

E publikuar: 13/02/2019 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ole Gunnar Solskjaer e ka shijuar humbjen e parë prej se është angazhuar si trajner i Manchester Unitedit, pasi pësoi me rezultat 2-0 nga Paris Saint-Germaini në Old Trafford.

“Në gjysmën e parë, të dyja skuadrat po prisnin veprimin e njëra tjetrës dhe nuk pati shumëçka për të bërë”.

“Mirëpo, kur e shënuan golin e parë… ishte një gol që e pranuam keq, ndërsa në vazhdim ata filluan ta merrnin kontrollin e lojës”.

Dy trajnerët, Ole Gunnar Solskjaer dhe Thomas Tuchel (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Duhet ta kuptoni se ka kohë që nuk kemi luajtur në ndeshje të këtij niveli dhe duhet të mësojmë nga përvoja”.

“Lëndimet nuk janë arsyetim, kemi lojtarë cilësorë që mund të luajnë. Të shpresojmë që lëndimet e Jesse (Lingard) dhe Anthony (Martial) nuk janë serioze, janë lëndime muskulore, prandaj duhet të presim disa ditë”.

Ole Gunnar Solskjaer me lojtarët e Manchester Unitedit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Paul (Pogba) u përpoq të kalonte, ndërsa (Dani) Alves ishte aq i mençur për ta futur këmbën aty, në mënyrë që ai ta godiste”.

“Malet janë aty për t’u ngjitur, apo jo? Nuk mund të heqim dorë dhe të themi se ka mbaruar. Duhet të shkojmë atje dhe të bëjmë lojë të mirë duke besuar në vetvete. Por, sot ishte një kthim në realitet”, ka deklaruar transmeton The Guardian. /Telegrafi/