Solskjaer dëshiron të nxjerrë më të mirën nga “i jashtëzakonshmi Pogba”

E publikuar: 22/12/2018 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ole Gunnar Solskjaer është i entuziazmuar për mundësinë që të punojë me Paul pogban.

Ish-sulmuesi i Manchester United u caktua si trajner i përkohshëm pas largimit të Jose Mourinhos.

Solskjaer punoi me Pogban dhe francezi që prej asaj kohe u largua nga Juventusi për t’u kthyer te Manchester Unitedi ku nuk e gjeti veten nën drejtimin e Mourinhos.

“Ai është fitues i Kupës së Botës. Paul është një djalosh i jashtëzakonshëm. Kur e kam parë si fëmijë, ai ishte gjithmonë i kënaqur dhe nuk ka ndryshuar si personalitet”.

“Ai është lojtar më i mrië tani, ai është një prej më të mirëve dhe unë dua të nxjerr më të mirën prej tij”, u shpreh Solskjaher.

Pogba kishte ëvmendjen kur publikoi një foto duke buzëqeshur pak minuta pas largimit të Mourinhos.

Gary Neville e kritikoi Pogban, por ky i fundit tha se postimi ishte i paracaktuar dhe pa qëllim për të thumbuar ish-menaxherin portugez.

/Telegrafi/