Solskajaer: PSG disa nivele mbi Unitedin

E publikuar: 13/02/2019 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se Paris Saint-Germain ishte disa nivele mbi Manchester Unitedin në atë që ishte humbja e parë e norvegjezit si teknik i Djajve të Kuq.

United ishte deklasuar në shtëpi nga PSG duke pësuar humbje me rezultat 2-0 me golat e Kimpembes dhe Mbappes.

Pogba u përjashtua nga ky takim dhe tash United e ka të vështirë një rikthim në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Paris.

“Ne nuk ishim në nivelin e duhur, por është një ngritje nga ajo ku kemi qenë më parë”.

“Ne jemi në ecuri të mirë, në mentalitet të mirë, por at janë disa nivele më lart se ne”.

“Ne patëm raste dhe krosime, por nuk patëm lëvizshmëri. Do të jetë vështirë, por jo e pamundur”, u shpreh Solskjaer.

United ballafaqohet me ecuri të vështirë ndeshjesh pasi në Ligën Premier ka punë me Liverpoolin, po ashtu në Old Trafford. /Telegrafi/