Solari: Vinicius i prekur nga tragjedia në Flamengo

E publikuar: 09/02/2019 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se tinejxheri i talentuar Vinicius është prekur tej mase nga zjarri që shpërtheu në qendrën stërvitore në Flamengo ku mbetën të vdekur dhjetë të rinj.

Një zjarr ua mori jetën dhjetë lojtarëve të rinj pjesë e akademisë së Flamengos në qendrën stërvitore të klubit, ku pjesë ishte edhe Vinicius.

“Natyrisht se ai është prekur. Është shtëpia e tij, prandaj është gjë normale”.

“Unë këmbëngul, është një gjë shumë e rëndë, sidomos për familjet e atyre që janë të përfshirë”, deklaroi Solari.

Vinicius e ka shndërruar veten në një anëtar të rëndëishëm të ekipit të Solarit këtë sezon duke shkëlqyer së fundmi.

Ai luajti për Flamengon në vitin 2017 dhe realizoi 14 gola për klubin brazilian para se të kalonte te Real Madridi ku ka shënuar katër gola. /Telegrafi/