Solari nuk dorëzohet: Do të luftojmë deri në fund për titullin në La Liga

E publikuar: 24/02/2019 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Real Madridit, Santiago Solari, ka përsëritur deklaratat e tij për të luftuar për titullin e La Ligës, pavarësisht që ka mbetur mbrapa Atletico Madridit në vendin e dytë dhe liderit Barcelonës.

Real Madridi pësoi një goditje në fundjavën e kaluar në kërkimin e tyre për të ndjekur rivalët, pasi humbën në shtëpi nga Girona.

Megjithatë, trajneri argjentinasi nuk po heq dorë nga titulli i La Ligës, pasi thotë se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për këtë.

“Ne do të tregojmë angazhim maksimal në çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Solari.

Solari beson te skuadra e tij

“Ne jemi të angazhuar për të luftuar deri në fund për fitimin e ligës”.

“Objektivi ynë është të zvogëlojmë pikët mes nesh dhe rivalëve tanë”.

“Nuk e kemi arritur këtë kundër Gironas, dhe tani ka presion për ta bërë këtë kundër Levantes të dielën”, përfundoi trajneri argjentinas.

Real Madridi përballet me dy javë të vështira, pasi ka dy El Clasico në Santiago Bernabeu, ku ata përballen me Barcelonën në Ligë dhe Copa del Rey, si dhe në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit. /Telegrafi/