Solari: I lumtur që jam trajner i Realit, kam një grup kampionësh

E publikuar: 30/10/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i ri i Real Madridit, Santigo Solari, ka folur në konferencën për media para ndeshjes në Kupën e Mbretit ndaj Melillas.

Argjentinasi beson tek sukseset me grupin e lojtarëve që ka, thjesht beson se duhet një motiv më i madh.

“Ideja është të shkojmë në Melilla dhe të tregojmë karakter të fortë”

“Ky grup është i lënduar, por shumë i etur për të filluar dhe të kthejë situatën në të mirë. Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh”.

“Ne duhet të dalim në fushë dhe të luajmë. Të jemi konkurrues, të provojmë dhe fitojmë me këtë grup kampionësh”.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Të stërvitësh Madridin është një mundësi e madhe”.

Solari gjatë konferencës u pyet se a mund të jetë ai Zinedine Zidane i ri, i cili ishte gjithashtu trajner i Castillas (ekipit të rinjve) para se t’i bashkohej skuadrës së parë, por ai refuzoi të bëjë ndonjë krahasim pasi nuk dëshironte të hapte ndonjë debat të panevojshëm.

“Lëreni Zidane të qetë. Ai është një nga ikonat më të mëdha të Madridit. Nuk ka fjalë për të përshkruar atë, ai duhet të lihet në madhështinë e tij”, shtoi për fund Solari. /Telegrafi/