Solari: I lumtur me paraqitjen e lojtarëve, nuk kam monitor për VAR, por iu besojmë gjyqtarëve

E publikuar: 14/02/2019 01:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka folur pas ndeshjes ndaj Ajaxit që djelmoshat e tij e fituan 2-1.

Ai tha se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, sidomos të Asension që edhe shënoi.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjithëve, për të fituar këtu, ishte e nevojshme që secili prej lojtarëve të bënte një përpjekje dhe të jepte maksimumin”.

“Kjo është Liga e Kampionëve dhe nuk ka ndeshje të lehtë ose skuadra të thjeshta, ata na e kanë bërë të vështirë për të fituar”.

Santiago Solari i Real Madridit dhe Erik Ten Hag i Ajax . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“Jam i kënaqur me performancën dhe golin e Asensios, sot e kam vërejtur rritjen e tij”.

“Goli i VAR? Trajnerët nuk kanë monitor për të parë përsëritjen dhe atë që ndodh, ne besojmë në VAR dhe te gjyqtarët”.

“Ne jemi mësuar të punojmë, ta vuajmë dhe të shënojmë kur luajtëm”.

Festa te goli i Marco Asensios (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Ata na mbyllën, na sulmuan, ndonjëherë në mënyrë agresive, në kufi të rregullores, ata dhanë të gjitha energjitë e tyre për ndeshjen e sotme”, ka deklaruar Solari. /Telegrafi/