Solari flet për humbjen nga CSKA-ja dhe situatën e Iscos e Navasit

E publikuar: 13/12/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Santiago Solari ka thënë se Isco duhet të pranojë fishkëllimat nga tifozët e Real Madridit, ndërsa foli edhe për situatën e Keylor Navas dhe humbjen nga CSKA Moska.

Reali u mposht me rezultat të thellë 3-0 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa pas ndeshjes ka folur gjatë trajneri Solari.

“Më vjen keq për shkak se ne do të kualifikohemi dhe dëshironim të përfundonim vendin e parë me një natë të mirë, por kjo nuk shkoi ashtu”, ka thënë fillimisht Solari.

Isco në ndeshjen kundër CSKA-s (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ne e filluam lojën mirë, 30-35 minutat e para ishin të mira, por ne nuk ishim të pamëshirshëm në asnjë prej lojës sonë dhe na dënuan”.

“Kam marrë rreziqe nga ekipi që kam futur në lojë, por ishte e nevojshme. Vinicius bëri mirë në pjesën e parë”.

“Nuk më pëlqen që ndonjë nga lojtarët e mi të fishkëllehen si Isco, por ne nuk luanim mirë dhe duhet t’i pranojmë ato”.

“Courtois është portieri im numër një, por Keylor ka respektin tim: përpiqem të marr vendime dhe jam i sigurt se nuk kam gabuar”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/