Solari: E patëm fitoren në duar, largimi i Bale ndikoi shumë

E publikuar: 04/01/2019 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Santiago Solari ka folur pas barazimit të Real Madridit në udhëtim te Villarreali.

Mbretërit ishin në epërsi ndaj Villarrealit, por morën një gol në fund të ndeshjes dhe në fund u desh të kënaqen me një barazim 2-2.

Megjithatë, sipas trajnerit Solari, skuadra e tij e humbi fitoren ndaj duart, por ndikim pati edhe largimi i Gareth Bale, si i lënduar.

“Ne patëm fitore në duart tona dhe duhej të vrisnim ndeshjen, por ata u kthyen dhe morën barazimin,” ka thënë fillimisht Solari pas ndeshjes.

Largimi i Bale ndikoi në rezultat, sipas Solarit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ata kërkuan shumë, luajtën në shtëpi dhe kishin nevojë për pikë”.

“Largimi i Gareth Bale pati ndikim të madh në lojën tonë dhe na kushtoi”.

“Ai kishte një problem dhe ne e humbëm atë avantazh kundërsulmues, pasi Bale është një specialist i asaj loje”.

“Ju e keni parë atë që ndodhi – ai mori një goditje dhe ndjeu diçka dhe nuk ishte në gjendje të vazhdojë ndeshjen”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/