Sokoli favorizon Francën për kampion bote, Munishi shpreson në Kroacinë

E publikuar: 15/07/2018 00:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajnerët e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me fituesin e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror ka ardhur në fazën finale dhe ka mbetur vetëm edhe ndeshja në mes të Francës dhe Kroacisë të zbuloj fituesin e ngjarjes më të madhe të futbollit në botë.

E gjithë bota e futbollit është ndarë në dysh në lidhje me fituesin e Botërorit, pasi disa favorizojnë Francën dhe disa Kroacinë.

Të ndarë në dysh janë edhe trajnerët kosovar, Sokoli e Munishi, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me fituesin e Kupës së Botës.

Në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini i udhëhequr nga Fisnik Zymi dhe Arta Nitaj, trajnerët kosovar kanë shprehur mendimet e tyre.

“Nuk kam çfarë të shtoj. Mendoj se Franca është favorite për ta fituar Botërorin”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

“Franca është favorit, por unë shpresoj shumë që kampion do të del Kroacia. Me penallti apo me vazhdime, ata e dinë qysh. Shpresoj që Kroacia ta qojë Kupën në shtëpi”, ka deklaruar Ismet Munishi.

Ndryshe, ndeshja finale do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/