Sokoli dhe Munishi zgjedhin formacionin më të mirë deri më tani në Kupën e Botës

E publikuar: 24/06/2018 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajnerët e njohur kosovarë, Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munshi kanë zgjedhur formacionet që sipas tyre janë më të mira deri më tani në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku në shumicën e grupeve janë zhvilluar nga dy ndeshje dhe tashmë dihen disa nga ekipet që kalojë tutje.

Shumë ekipe kombëtare, por edhe lojtarë kanë zhvilluar tashmë ndeshje të mëdha duke treguar formë të lartë.

Megjithatë, trajnerët e njohur kosovarë, Sokoli dhe Munishi, kanë zgjedhur ata që mendojnë që janë më të mirët deri më tani në Kupën e Botës.

Trajnerët e njohur kosovarë i bënë zgjedhjet e tyre në emisionin e njohur ‘Dueli Botëor’ në RTV Dukagjini, i cili udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisik Zymi.

Në formacionet e Sokolit dhe Munishit nuk mungon ylli portugez, Cristiano Ronaldo, teksa vend tek te dytë ka edhe Granit Xhaka.

Sokoli dhe Munishi gjithashtu kanë zgjedhur edhe Sergio Ramosin dhe Luka Modricin.

Formacioni i Sokolit:

Formacioni i Munishit:

/Telegrafi/