Sociologu shqiptar thumbon ‘keq’ Enca Haxhinë

E publikuar: 15/11/2018 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enca Haxhia është shumë e dashur për publikun.
Këngëtarja Enca Haxhia që nga fillimet e para të karrierës muzikore ka pasur përkrahje të vazhdueshme të publikut, shkruan lajmi.net.

Mirëpo jo të gjithëve u pëlqen mënyra se si ajo ka zgjedhur ta promovoj veten.

Dikush e kritikon për zhveshjen e tepruar e njëri prej sociologëve të njohur shqiptar e ka kritikuar për grimin e tepruar.

Ardian Gola nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook thotë se sot fytyra e patriarkalizmit vjen me sasi t’rrasta makijazhi dhe merr si shembull pikërisht këngëtaren e njohur, Enca Haxhia.

‘’ Patriarkalizmit sot nuk i duhet fytyra hijerende, me rrudha, me mustaqe, me mjekerr e me qime vetullash te ngritura nalte. Jo! Sot fytyra e patriarkalizmit vjen me sasi t’rrasta makijazhi dhe mundesisht me disa plotesime botoksi. Ky eshte patriarkalizmi modern, i cili pushtetin e riprodhon permes pamjeve seksualisht joshese ndryshe prej atij klasik, ku pushtetin e mirembane permes pamjeve qe ngjallin frike dhe permbajtje’’, ka shkruar Gola.