Snowden: Qeveria amerikane ka fotografi të penisit tuaj (Video)

E publikuar: 06/04/2015 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë për emisionin “Last Week Tonight” të John Oliverit, spiuni Edward Snowden ka zbuluar detaje interesante rreth aftësive të qeverisë së SHBA-ve për përgjimin e njerëzve – përfshirë edhe ‘madhësinë e penisit’.
Oliver, i cili fluturoi për në Moskë për të kryer intervistën me Snowdenin, tha se ndihet i tronditur me ato që zbuloi: se Qeveria amerikane mund të ketë qasje në fotografitë tona intime, transmeton Telegrafi.

Snowden mohoi se Qeveria amerikane ka një program për këtë qëllim, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë në gjendje të kenë qasje në videot “e nxehta”.

“Lajm i mirë është se nuk ka ndonjë program të quajtur ‘programi i fotografive të penisëve’. Lajmi i keq është se ata mund të mbledhin informacione të çfarëdollojta, përfshirë edhe fotografi të penisit tuaj”, tha ndër të tjerash Snowden.

31-vjeçari ka punuar në Agjencinë Amerikane të Sigurisë (NSA), nga ku nga kishte zbuluar dhe më pas i ka publikuar disa të dhëna sekrete të SHBA’ve.

Ai tha se i mungon shtëpia, familja dhe vendlindja, nga e cila ishte larguar në vitin 2013, pasi ishte akuzuar nga shteti amerikan për spiunazh. Snowden aktualisht jeton në shtetin rus.