S’ndalet Isa Mustafa. Paralajmërohet hapja e temave tjera me palën serbe (Video)

E publikuar: 03/09/2015 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër vjet pas fillimit të dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëdhëniet ende nuk janë normalizuar.

Ndonëse deri më tani janë arritur 26 marrëveshje, në të ardhmen do të hapen tema tjera të cilat kanë për qëllim lehtësimin e jetës se qytetarëve të vendit.

Valon Murtezaj, këshilltar për Marrëdhëniet me Jashtë i kryeministrit Isa Mustafa, ka treguar se pakoja e marrëveshjeve të arritura më 25 gusht më palën serbe nuk shënon fundin e dialogut Kosovë- Serbi.

Si çështje që përmendet është ajo e aviacionit.