Snapchat zhgënjen, bie numri i përdoruesve

E publikuar: 26/10/2018 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Snapchat humbi më shumë përdorues sesa kishte parashikuar ndërsa vijon të marrë kritika për ridizajnimin e aplikacionit i cili përballet me konkurrencën e egër të Instagram.


Numri i përdoruesve aktivë në ditët pritet të bjerë edhe në tre mujorin e fundit të vitit tha për analistët CFO i Snap.

Aksionet e kompanisë të cilat kanë rënë me 52% gjatë vitit ranë edhe me 10% të tjera pas Snap dështoi të siguronte besimin e Wall Street.


Numri i përdoruesve të Snapchat ra në 186 milion përdorues për tre mujorin e tretë të vitit që u mbyll më 30 Shtator.

Tre muaj më parë ky numër ishte 188 milion.

Shefi ekzekutiv Evan Spiegel tha se kompania do të shkojë pas moshave më të vjetra në SHBA dhe Evrorpë për të rritur bazën e përdoruesve.

Problemi më i madh i Snap është se nuk ka një strategji sesi do të thyejë barrierën e moshave mbi 30 vjeç.

Tre mujorin e ardhshëm investitorët prisnin që Snapchat të kishte 192.84 milion përdorues.

Ridizajnimi i sjellur para pak muajsh duhej të tërhiqte më shumë përdorues po është kritikuar sepse konsiderohet më i vështirë për tu përdorur.

Të ardhurat u rritën me 43% në 297.7 milion dollarë nga 283.2 milion dollarë që Wall Street kishte parashikuar. /CIO Albanian