Snapchat synon televizionin

E publikuar: 10/08/2016 01:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy programe të mirënjohura televizive amerikane, “Tonight Show” dhe “Saturday Night Live”, po zbarkojnë në Snapchat.

Applikacioni i fanatizmit, që nga chat-et e shpejta synon të kalojë në qarkullimin e lajmeve dhe argëtimit, tashmë planifikon t’u propozojë përdoruesve edhe përmbajtje origjinale televizive.

Për këtë arsye, kompania ka arritur një marrëveshje shumëvjeçare me NBC Universal për realizimin e disa puntatave ad hoc për platformën sociale nga shfaqjet më të njohura të rrjetit televiziv.

Episodet që do të prodhohen do të shfaqen në seksionin “Discover” të aplikacionit, së fundmi i riorganizuar sa i takon përmbajtjeve editoriale në stil reviste.