Snapchat premton ndryshime pas ankesave të përdoruesve për dizajnin e ri

E publikuar: 23/02/2018 01:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Snapchat ditën e Marte ju përgjigj peticionit të nënshkruar nga mëse 1.2 milion përdorues në Change.org të cilët kundërshtojnë dizajnin e ri të aplikacionit.

Kompania tha se nuk ishte dakord me ato që kërkonin nënshkruesit e këtij peticioni por premtoi një përditësim të ri në javët në vijim i cili do të sjellë ndryshime në seksionin “Friends and Discover”.

Javën e kaluar, ekzekutivi Evan Spiegel tha për një konferencë investitorët në San Francisco se ishte i kënaqur me dizajnin e ri dhe sipas tij ishte një hap logjik.

Peticioni i quajtur “Remove new Snapchat Update,” i nënshkruar deri në këtë moment nga 1.229 milion përdorues, thoshte se përditësimi i ri e bën aplikacionin më të vështirë për tu përdorur.

Qëllimi i tij ishte bindja e Snapchat për tu rikthyer në dizajnin e vjetër. /PCWorld Albanian