Snapchat drejtohet nga shfaqjet televizive dhe dokumentarët për të joshur përdoruesit e rinj

E publikuar: 12/10/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Snapchat njoftoi ditën e Mërkure se së shpejti aplikacioni i foto-komunikimit do të sjellë shfaqje dhe seriale nga kompanitë kryesore të Hollivudit në përpjekje për të ndaluar largimin e përdoruesve.


Aksionet e Snapchat kanë rënë me 52% që nga fillimi i vitit ndërsa po gjatë 2018-ës kompania nuk ka mundur dot të tërheqë përdorues të rinj falë konkurrencës në rritje të Facebook dhe Instagram.

Në mesin e serialeve që do të transmetohen janë dokumentarë, filma dhe shfaqje televizive.


Ato do të ndahen në episode 5 minutëshe dhe secila prej shfaqjeve do të ketë profilin e saj në Snapchat por edhe reklama 6 sekondëshe të cilat nuk mund të anashkalohen.

Javën e kaluar në një memo të brendshme të publikuar nga mediat, shefi ekzekutiv Evan Spiegel u thoshte investitorëve se kompania do të kthehej fitimprurëse në 2019-ën.

Megjithatë analistët parashikojnë që kompania të humbasë 1.5 miliardë dollarë vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian