Snapchat do të sjellë një funksion që Facebook e ka të vështirë ta kopjojë

E publikuar: 03/04/2019 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kohësh Snapchat ka provuar disa metoda për tu ballafaquar me Instagram por përpjekja e fundit duket e një stili të vjetër.

Së fundi hulumtuesit kanë zbuluar një funksion të ri, Snapchat Status i cili lejon të bëni “Check-in” siç veproni me Foursquare ose Swarm në Snap Map.

Kështu jo vetëm që tregoni se ku gjendeni por gjithashtu të sinjalizoni qëllimet tuaja. Për shembull mund të lini të kuptohet se jeni pranë me familjen.

Privatësia do të ishte problem më vete sepse “Check-in” duhet të funksionojë vetëm mes njerëzve që kanë ndarë vendndodhjen e tyre pa kompromentuar të parën.

Snap konfirmoi për TechCrunch se është duke kryer testime por tha se është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish, kryesisht në Australi.

Për Snapchat do të ishte shumë e rëndësishme sepse përdoruesit tashmë kanë një arsye më shumë për të përdorur aplikacionin. Gjithashtu do të jetë një funksion aspak i lehtë për tu kopjuar nga Facebook të paktën gjersa të përshtatet me privatësinë.

Snapchat do të mbetej i rëndësishëm në një kohë kur të gjithë kanë vënë të ardhmen e aplikacionit në pikëpyetje. /PCWorld Albanian