Snap njofton mbylljen e shërbimit të saj të pagesave më 30 Gusht

E publikuar: 24/07/2018 06:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Snapchat ka bërë lëvizjen e rradhës duke njoftuar mbylljen e Snapcash më 30 Gusht. Snapcash është një produkt I lançuar në vitin 2014, kur Instagram ende nuk kishte vjedhur përdoruesit e Snap me formatin e tregimeve që zhduken dhe Venmo ishte një nga të paktët aplikacione që mund të përdornit për të dërguar para për miqtë.

Sot, Snapchat po përpiqet të rrisë bazën e saj të përdoruesit ndaj Instagram, dhe kompanitë si Google, Facebook, Apple dhe Zelle kanë filluar të ofrojnë shërbimet e tyre për transferimin e parave tek kontaktet.

Në një deklaratë për Techcrunch, Snap konfirmoi mbylljen e Snapcash. “Snapcash ishte produkti ynë i parë i krijuar në partneritet me një kompani tjetër – Square. Ne jemi mirënjohës për të gjithë përdoruesit që përdorën Snapcash për katër vitet e fundit dhe për partneritetin e Square “.

Megjithëse Snap nuk ka preferuar të specifikojë arsyen që fshihet pas kësaj mbyllje, ka të ngjarë që shërbimi të mos hiqet kurrë pasi Venmo ka vazhduar rritjen ndërsa Google dhe Apple filluan të shtonin një tipar të ngjashëm në modelet e tyre përkatëse.

Raporti i Techcrunch gjithashtu vë në dukje se Snapcash duket të jetë i lidhur me disa përmbajtje erotike në internet, me disa përdorues të Twitter që reklamojnë foto që konsierohen të papërshtatshme në këmbim të pagesave të Snapcash.

Përveç kësaj, rekordi i Snap për sigurinë nuk ka qenë mjaftueshëm tërheqës për përdoruesit që të besojnë  informacionin e tyre personal. Kompania ka qenë e zënë duke u përpjekur të rrisë të ardhurat dhe numrin e përdoruesve duke shtuar një ridizenjim që e bën aplikacionin më të përshtatshëm për ueb dhe duke sjellë opsione të reja për foto dhe video.

Snap shpreson që të rritet përtej aplikacionit kryesor celular – dhe do të shohim se sa arritje do të kenë këto përpjekje kur kompania të njoftojë raportin e ardhshëm të ardhurave më 7 gusht. /PCWorld Albanian