Snajperistja serbe, lufton në anën e rusëve në Ukrainë (Foto)

E publikuar: 29/03/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

o vetëm burrat, por edhe femrat serbe kanë shkuar në lindje të Ukrainës për t’iu bashkangjitur forcave pro-ruse në luftë kundër ushtrisë ukrainase, me qëllim të shkëputjes së një pjese të territorit të këtij shteti dhe bashkangjitjes Rusisë.

Një vajzë nga Serbia iu është bashkangjitur forcave separatiste pro-ruse dhe po lufton në Lindje të Ukrainës, kundër forcave ushtarake ukrainas.

Nofka e saj luftarake është Bagira dhe është sistemuar në njësitin paramilitar rus të snajperistëve në Debalçevo.

Lajmin e ka bërë të ditur snajperisti serb Dejan Beriq, i cili gjithashtu është rreshtuar në radhët e forcave pro-ruse në Ukrainë.

Siç raportojnë mediat serbe, Beriq ka shkruar në profilin e tij në facebook se gjatë kohës së armëpushimit janë zhvilluar stërvitje dhe “Bagira është ka treguar rezultatet më të mira në qitje nga të gjithë ushtarët e njësitit”, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se Bagira i është adaptuar kushteve të rënda të jetës ushtarake.

Ndërsa, sipas tij, askush nga serbët që ndodhen atje duke luftuar në anën e rusëve, nuk ka arritur ta identifikojë se kush është luftëtarja serbe me nofkën Bagira.

Image