Smalling: Mourinho i lumtur tej mase

E publikuar: 25/05/2017 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, ka thënë se trajneri i tij Jose Mourinho është tejet i lumtur pas triumfit në Europa League.
Ai ka thënë se fakti se United e kreu punën për të cilën Mourinho e ka përgatitur duke e mposhtur 2-0 Ajaxin, e ka bërë atë shumë të lumtur, transmeton Express.

“Ai është i lumtur tej mase,” ka thënë Smalling për Mourinhon.

“Në të gjitha bisedat në ekip kemi folur vetëm për një rezultat, për fitore, dhe kjo fitore është e madhe. Ai [Mourinho] nuk ka dashur të diskutojë diçka tjetër [përveç fitores]. Nga momenti që e kemi shënuar golin e parë më nuk kemi shikuar pas,” ka thënë Smalling./Express/