Sllovenia ofron përvojën për Kosovën në bashkimin e Doganave dhe Administratës Tatimore

E publikuar: 10/06/2015 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një delegacion i Ministrisë së Financave i përbërë nga përfaqësues të Administratës Tatimore dhe Doganave po qëndron për vizitë  në Republikën e Sllovenisë, ku janë pritur nga Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë.

Kjo vizitë e delegacionit kosovar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe ministrit të Financave të Sllovenisë Dušan Mramor në shkurt të këtij viti, për të parë për së afërmi përvojën dhe funksionimin e bashkimit të Doganave dhe Administratës Tatimore në Republikën e Sllovenisë, i cili proces ka pas për qëllim rritjen e  efikasitetit në mbledhjen e taksave tatimore dhe doganore.

Përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, mes të cilëve janë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Lulzim Rafuna dhe u.d Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore  të Kosovës Nahit Sharku, iu prezantua nga homologet e tyre slloven  në detaje përvoja sllovene për proceset e integrimit, përgatitja e bazës ligjore, çështjetorganizative dhe çështjet e tjera të nevojshme për funksionimin e administratës së bashkuar,  si dhe u njoftuan përorganizimin dhe funksionimin e Administratës Financiare pas bashkimit.