Slack ndërron logon pas ankesave të përdoruesve

E publikuar: 28/02/2019 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Janar shërbimi shumë popullor i komunikimit mes ekipeve të punës Slack zbuloi se do të ndërronte logon unike në formë hashtagu me një logo në formë fishekzjarri rrotullues.

Shumica e përdoruesve të paktën shpresonin që Slack nuk do të hidhte tutje sfondin e purpurt por me logon e re një sfond i bardhë u aplikua.

Me pamjen e re, logoja e Slack bëhet më gjeneraliste por ky i fundit argumenton se është vihet më lehtë në dukje.

Slack shprehej se disa përdorues raportonin probleme me njoftimet që shfaqeshin në sfondin e purpurt të ikonës së aplikacionit.

Në Android ikona e re vazhdon të ofrojë mbështetje për formën adaptive. Përditësimi është i disponueshëm në Google Play Store dhe Apple App Store. /PCWorld Albanian